15.8C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 17:15

Ivanka Trump del të vrapojë, truproja tullace s’reziston me shikimin “e ndjeshëm”

Vajza e ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, Ivanka, po i kalon ditët në Miami të Floridas, ku moti është shumë më i ngrohtë sesa në pjesën veriore të vendit.

Nëna e tre fëmijëve vendosi të dalë për të vrapuar së bashku me ta dhe me qenin e quajtur Arabella, i cili iu dhurua si dhuratë për ditëlindje në korrik të vitit 2019.

Duket se Ivanka pati vetëm një kufje në vesh, që mund të jetë zgjidhje edhe për të dëgjuar muzikë, por edhe për t’i dëgjuar fjalët e mundshme të fëmijëve që po lëviznin para saj me biçikleta.

Pas saj shihen duke vrapuar dy agjentë të Shërbimit Sekret, të cilët kanë për detyrë t’iu ofrojnë siguri familjarëve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

I vetmi që po mungonte ishte bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, shkruan Daily Mail.

Ajo që bie në sy në njërën prej fotografive është shikimi i agjentit sekret që ishte duke vrapuar pas Ivanka Trumpit dhe që ndodhej shumë afër saj. Duket se ai për një moment nuk rezistoi dhe e shikoi vajzën e ish-presidentit në pjesën e mesme të trupit.

Të fundit

Të tjera nga rubrika