10.9 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Iu përmend emri gjatë përplasjeve pushtet – opozitë, Elez Blakaj reagon nga Amerika

- Advertisement -

Ish-prokurori që merrej me listat e fryra të veteranëve në Kosovë, Elez Blakaj ka reaguar mes debatit për drejtësinë dhe përplasjeve mes pushtetit dhe opozitës në Kuvend, që nisën pas arrestimit të kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

- Advertisement -

Ai këto debate i ka quajtur të neveritshme, ndërsa pa përmendur emra, Blakaj i ka quajtur “hipokritë klasikë”, ata të cilët sot sipas tij, “shesin moral”.

Reagimi i Blakajt vjen pas një interviste të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbrëmë në emisionin Pressing, i cili tha se kishte sjellje korrekte me ish-prokurorin si dhe pas deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila akuzoi Haradinajn për ikjen e Blakajt nga Kosova.

- Advertisement -

“E neveritshme të dëgjosh nivelin e debatit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, studio televizive dhe media të ndryshme duke folur për drejtësi, me theks të veçantë ata të cilët dje shanin e organizonin konferenca për shtyp e vraponin pas debateve në televizone të ndryshme, e sot na shesin moral – hipokrita klasik!”, ka shkruar Blakaj, i cili tani jeton në SHBA.

“Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën veper penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poashtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë!”, ka shtuar Blakaj.

Sipas Blakajt, përfituesit më të mëdhenj nga kjo rrëmujë, janë ata që s’e duan reformën në drejtësi.

- Advertisement -

“Madje të gjithë këta përfitues, lutën vazhdimisht që të ketë sa më shumë debate, tensione, komente dhe përplasje të tilla sepse kështu mbijetojnë! Andaj, sa më pak që flitet dhe komentohet për “drejtësinë”, aq më shumë reforma do të kemi! Ndërsa për të gjithë gazetarët, në veçanti për gazetarët hulumtues, kërkoni informacione për fatin e mijëra lëndëve të regjistruara si PPN (penale të ndryshme).… e frikshme si trajtohën dhe çfarë fshihet aty!”, ka shkruar në fund Blakaj.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -