Italiani i “fiksuar” pas shqiptarëve: Ndryshe nga ne, janë njerëz të fjalës

Giovanni Urso është një sipërmarrës italian, i cili ka marrë një vëmendje të madhe dhe për mbështetjen e madhe që ka treguar për shqiptarët. Giovanni është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, kryesisht TikTok, ku ndan shumë video me batuta dhe komplimente për shqiptarët.

Por çfarë e lidh Giovannin kaq shumë me shqiptarët? Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Giovanni tregoi se është rritur me miq shqiptarë. Siç shtoi ai, ndryshe nga ajo që të tjerët thonë dhe mendojnë, shqiptarët janë njerëz të fjalës dhe që mund t’u besosh shumë.

“Kam shumë miq shqiptar. Kam një qendër estetike dhe drejtoresha ime është shqiptare. Kam një agjensi real estate dhe një restorant me drejtor shqiptar. Jam i lidhur me shqiptarët dhe kjo dashuri ka lindur prej 20 vitesh. Me popullin shqiptar ndihem mirë.

-Advertisement-

Motivi pse i kam vërë këto video është se dua t’u tregoj njerëzve se shqiptarët janë një popull që duhet t’u besosh.”, u shpreh ai duke bërë më pas një krahasim me italianët. “E dua Italinë por nëse i thua një italianeje për para, nuk t’i jep. Nëse ta jep fjalën shqiptari, paratë do t’i kesh.

Unë flas për shumicën. Nga eksperienca ime janë persona që mund t’u besosh, janë njerëz të fjalës. Njoh me qindra shqiptar që s’e kanë tradhtuar besimin tim. Më pëlqen se e kanë shumë për zemër flamurin. Unë kam përcjellë zërin tim në një rrjet social për kushdo që më ndjek.

Unë dua të flas mirë për miqtë dhe me njerëzit me të cilët jam rritur.“, u shpreh italiani. “Unë kam një mendim si shqiptarët. Unë jam rritur me shqiptar dhe e shikoj veten time si ky popull. Më pëlqen se si mendojnë, kur ke një problem ata të qëndrojnë pranë. Kjo nuk ndodh me italianët. “