24.7 C
Pristina
24 Korrik, 2021 - 21:30

Itali/Shqiptari denoncon muzeun për mashtrim: Vepra është shqiptare, jo etruske

Agron Vuka është një trainer personal që jeton në Milano por një autodidakt njohës i shtatë gjuhëve, përfshi dhe etruskishten. Së fundmi Agroni është vënë në qendër të medias për denoncimin e tij për muzeun e Palazzo Farneze për mashtrim.

“Mëlçia etruske” është një ekspozim arkeologjik në këtë muze dhe sipas Agronit është një mashtrim. “Jam në gjendje të përkthej përshkrimin në objekt dhe nuk ka të bëjë me një mëlçi siç thotë përshkrimi i muzeut”, thotë Agroni duke thënë se ka shpenzuar paratë për të parë një mashtrim.

Agron Vuka në “Italia’s got talent”

Ai i ka dërguar një email muzeut në Piacenza duke u përpjekur të flasë me menaxhues. Media italiane “Liberta” ka kontaktuar me muzeun lidhur me pretendimin e Agronit dhe përgjigja ishte kjo: “Sa i përket mëlçisë etruske, ajo është një pjesë e shqyrtuar nga shumë studiues dhe askush nuk ka pasur dyshime se çfarë përfaqëson”. Megjithatë nuk ka pasur asnjë koment mbi raportin e mashtrimit.

Agron Vuka jeton në Itali që në moshën 14-vjeçare dhe thotë se e njeh etruskishten për shkak të ngjashmërisë me shqipen.

“Për shkak se etruskishtja është një gjuhë shumë e ngjashme me shqipen e veriut, të cilën e njoh shumë mirë”, ka thënë ai.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese