16.7 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Ishin në hasmëri që 22 vite, familja Islami ‘zgjat dorën për pajtim mes familjesh’

Ishin në hasmëri që 22 vite me një familje tjetër pasi i vranë babain, familja Islami nga Podujeva ka zgjedh ta fale gjakun dhe ti japin fund hasmërisë mes familjeve

Lajmin për faljen e gjakut dhe ndaljen e hakmarrjes e kanë bërë të ditur djemtë e VlKTlMES, përmes rrjetit social Facebook.

- Advertisement -

‘’Të nderuar familjarë, miq, shokë dhe dashamirë, ju përshëndes të gjithëve dhe ju njoftojë se sot më 16.09.2022, ditë e Xhuma (e Premte), unë dhe familja ime (Vëllau, Nëna dhe Motrat) kemi vendosur që në emër të Zotit dhe për hir të kombit, që pas 22 viteve ta falim gjakun e Babës tonë të ndjerë Avdullah Islami, dhe prej sot e tutje e deri në vdekje, ne si familje e të ndjerit Babës Avdullah, nuk jemi më në hasmëri (bela) me dorasin dhe familjen e tije’’, ka shkruar Islami.

Më tutje ai ka kërkuar nga familjet shqiptare që të marrin si shembull për mirë, ku të gjitha ato familje shqiptare që janë ne hasmëri mes vete, që të falin njeri-tjetrin për hir të Zotit dhe të kombit, për të ndalur vëllavrasjen.

‘’ E lusim Zotin e madhërishëm që gjestin tonë human të na shpërblej me të mirat e Tij, dhe ta marrin si shembull të mirë të gjitha ato familje shqiptare që janë ne hasmëri mes vete, që të falin njeri-tjetrin për hir të Zotit dhe të kombit, për të ndalur vëIIavrasjen.

- Advertisement -

Poashtu e lusim Zotin e madhërishëm që Babën tonë te ndjerë, ta shpërblej me Xhenet – Amin!

Zoti te Paq bae prej Banorve te Xhenetit, Baba im’’ , ka përfunduar statusin Islami.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -