16.9 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Ish-ushtari i UÇK-së: Nuk ishim 60 mijë Iuftëtarë, më vie turp që u dy ose trefishuam

Ish-ushtari i UÇK-së, Florim Thaqi ka reaguar në lidhje me debatin e fundit që po zhvillohet mes Qeverisë së Kosovës dhe organizatave të dala nga Iufta.

Thaqi në një shkrim në rrjetin social në Facebook ka vërtetuar fjaltë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se nuk janë 60 mijë Iuftëtar të Iuftës së fundit në Kosovë.

“E pranojmë, ne vërtetë nuk ishim 60.000 luftëtar, ishim shumë më pak, një grusht djem e vajza, pleq e të ri, me e pa shkollë të gatshëm me vdekë për atdheun, për ty pra! Mua vërtetë më vie turp që u dy ose trefishuam”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ish-ushtari i UÇK-së nga komuna e Malishevës është shprehur i habitur madje me trajtimin e disa personave ndaj ushtarëve të UÇK-së.

“A ndjehësh i turpëruar para botës në përgjithësi e në veqanti para armikut tënd shekullor, Serbisë per këtë “qyqnillak”? Popull i dashur, ti që ushtarit të huaj ia puthe këmb e duar e ushtarit tënd ia mohon kafshatën e gojës vështir që ke me pa ditë të bardhë”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë i tij:

O populli im i dashur, ti luftën time nuk po e njeh si çlirimtare!
E pranojmë, ne vërtetë nuk ishim 60.000 luftëtar, ishim shumë më pak, një grusht djem e vajza, pleq e të ri, me e pa shkollë të gatshëm me vdekë për atdheun, për ty pra!
Mua vërtetë më vie turp që u dy ose trefishuam!
E ti populli im i dashur pse asnjëher nuk e pyete vetën pse nga gjiri yt nuk nxore më shumë luftëtar?
A ndjehësh i turpëruar para botës në përgjithësi e në veqanti para armikut tënd shekullor, Serbisë per këtë “qyqnillak”?
Popull i dashur, ti që ushtarit të huaj ia puthe këmb e duar e ushtarit tënd ia mohon kafshatën e gojës vështir që ke me pa ditë të bardhë!

- Advertisement -

Të fundit
Lajme të lidhura