-8 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 06:05

Ish-presidentja e Konfederatës së Zvicrës, uron Hoxhajn për kandidimin për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë me ish-Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, nga e cila mori edhe urim për kandidaturën e tij për kryeministër.

Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj, ka thënë se Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës.

Hoxhaj gjithashtu shkroi se kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën. Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshem të dy shtetet tona.”, ka shkruar Hoxhaj ndër të tjera.

Gjithashtu, tregoi se ka pranuar edhe urimet për kandidaturën e tij për kryeministër të Kosovës nga presidentja Calmy-Rey e cila shprehu edhe një herë admirimin dhe afërsinë shpirtërore me popullin e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Me Ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës, zhvilluam një telefonatë të këndshme dhe përmbajtësore. Si një nga zërat e parë që i dolën në përkrahje pavarësisë tonë, presidentja Calmy-Rey mbetet një mike e përhershme e jona.

Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën. Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshëm të dy shtetet tona.

Pranova edhe urimet për kandidaturën time për kryeministër të Kosovës nga presidentja Calmy-Rey e cila shprehu edhe një herë admirimin dhe afërsinë shpirtërore me popullin e Kosovës.

Përjetësisht mirënjohës Zvicrës dhe presidentes Calmy-Rey për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. 🇽🇰🇨🇭

Të fundit

Të tjera nga rubrika