23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Ish-President i Rusisë: Kush tha që Ukraina do vazhdojë të ekzistojë pas dy vitesh?

Dmitry Medvedev, ish-President i Rusisë dhe një nga aleatët më afatgjatë të Vladimir Putin ka bërë një postim tronditës mëngjesin e sotëm në Telegram.

Teksa jep një mesazh për pasqyrën e gjendjes aktuale dhe mendimeve të drejtuesve të lartë rus për situatën në Ukrainë, Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë vë në dyshim një kërkesë të Ukrainës për importin e energjisë këtë dimër me një opsion për të shtyrë pagesën për dy vjet.

Vetëm një pyetje shtron Medvedev, duke shkruar: “Kush tha që pas dy vitesh Ukraina do të ekzistojë ende në hartën e botës?”.

“Unë pashë një raport që Ukraina dëshiron të marrë LNG (gaz natyror të lëngshëm) sipas një marrëveshjeje huadhënie-qiraje nga zotërit e saj jashtë shtetit me pagesë për dërgesë në dy vjet,” shkroi Medvedev.

Pyetja tregon qartë idetë e Rusisë mbi ofensivën ushtarake në Ukrainë, ndërsa më herët, ish-presidenti Medvedev kërcënoi edhe perëndimin se po i afrohet një sulmi shkatërrimtar, pasi Kalorësit e Apokalipsit atomik e kanë nisur rrugën e tyre.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se po i ofrojnë Kievit bateri artilerie precize me rreze të gjatë, duke sfiduar paralajmërimet nga Kremlini.

Të fundit
Lajme të lidhura