2.6C
Pristina
3 Mars, 2021 - 00:02

Ish-ministri udhëton nga Tirana në Prishtinë për të uruar Albin Kurtin

Ish-ministri i mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar nga Shqipëria në Kosovë për të uruar 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Demiraj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se takimet me Kurtin janë gjithmonë shpresëdhënëse, pasi që sipas tij me udhëheqës të tillë vendi ynë do të bëhet shembull.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar vëllezër!

Në këtë prag feste për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës erdha të uroj mikun tim dhe fituesin ballëlart të frymës së re politike shqiptare, Kryeministrin Albin Kurti dhe z. Liburn Aliu.

Takimet me të janë gjithmonë shpresëdhënëse, pasi me udhëheqës të tillë vendi ynë do të bëhet shembull për të mos u përkulur në asnjë mënyrë kur përballesh me mbrojtjen e parimeve dhe vizionit për një vend të lirë e plot shpresë për bashkëkombasit e saj.

Si gjithmonë z. Kurti konfirmoi mbështetjen e fuqishme, pa rezerva si dhe dëshirën që të bashkëpunojmë ngushtë në ndërtimin e një shteti të dinjitetshëm në të dy anët e kufirit Shqiptar, sidomos pas fitores historike të 25 Prillit nën drejtimin e z. Lulzim Basha.

Gjithashtu me këtë rast pata mundësinë që të vizitoj edhe familjen e vëllait dhe mikut tim të ngushtë Gjeneral Rexhep Selimi, i cili gjendet në një tjetër betejë për të mbrojtur drejtësinë dhe emrin e pastër të UÇK-së.

Takimi me vëllezërit dhe familjarët e tij më dhanë shumë emocione sepse pashë se me sa dinjitet, përkushtim dhe atdhedashuri ata vazhdojnë të qëndrojnë edhe në këtë sakrificë të fundit.

Kjo është hera e parë që vizitoj Kosovën pa patur mundësi që ta përqafoj dhe të ulem me Gjeneral Rexhep Selimin në Prishtinën që ai e do aq shumë.

Zoti i bekoftë Shqiptarët në Kosovë dhe kudo!

D.D. Prishtimë, Kosovë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika