12.1 C
Pristina
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Ish ministri i Ramush Haradinajt dënohet me 3 vjet burg

- Advertisement -

Ish-ministri serb i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Ai është dënuar lidhur me akuzat për korrupsion. Aktgjykimi u shpall të enjten, raporton Betimi për Drejtësi.

Kurse, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi, u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim efektiv.

- Advertisement -

Sipas aktgjykimit, ish-ministri Nenad Rikalo dhe ish-sekretari Kapllan Halimi, shpallen fajtorë për pikën 1 të aktakuzës. Me këtë, Rikalo dënohet me 3 vite burgim efektiv, kurse Halimi me 2 vite e 6 muaj burgim.

Kurse, të akuzuarit Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Lindar Krasniqi, Shkelzen Morina, Leon Thaçi dhe Albana Zeqiri, lirohen nga akuza, pasi që nga provat e administruara nuk është vërtetuar se janë përfshirë në kryerjen e veprës penale për të cilën janë akuzuar sipas aktakuzës.

Rikalo shërbeu si ministër nga viti 2017 deri me 2019, nën qeverisjen e Ramush Haradinajt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -