fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Ish-kryedipIomatja: Kjo është arsye e fortë që Kosova të mos e bëj Asociacionin një-etnik

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ish-shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar për tubimin e “Republika Srpskas” së Dodikut në Sarajevë e ku morën pjesë edhe djali i presidentit serb, Danilo Vuçiq dhe Darko Mlladiq djali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, raporton Gazeta Express.

Haradinaj-Stublla ka thënë se ngjarja e djeshme në Sarajevë është një arsye shumë e fortë pse Kosova nuk duhet të themelojë kurrfarë strukture një-etnike në kuadër të arkitekturës aktuale shtetërore.

- Advertisement -

“Imagjinoni këta njerëz të mbledhur bashkë në Prishtinë për të festuar “një republikë të re të Dodikut (lexo: të ashtuquajturin Asociacion të Komunave me SHumicë Serbe) brenda Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

“Një përkujtim i fortë pse Kosova NUK duhet të zbatojë ASNJË strukturë mono-etnike brenda arkitekturës së saj aktuale shtetërore”, ka përfunduar ajo.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -