22.7 C
Pristina
Tuesday, July 23, 2024

Ish-komandat i UÇK-së dhe ish-anëtar i LDK-së dëshmitar i radhës i mbrojtur në gjykimin ndaj Thaçit

- Advertisement -

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë deklarim, e bëir prokurori James Pace duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

“Në ‘98-‘99-ën W04255, shqiptar i Kosovës ishte anëtar i LDK-së dhe i UÇK-së, ka qenë edhe komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore. W04255 mori pjesë në një takim ku Hashim Thaçi u prezantua si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm. Në një takim tjetër W04255 ishte i pranishëm ku Hashim Thaçi u prezantua si shefi i pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që ishin të pranishëm’’, tha prokurori Pace duke lexuar përmbledhjen e dëshmisë së dëshmitarit.

Paraprakisht, dëshmitari tha se i kujtohet dëshmia e dhënë para ZPS-së më 10 janar 2020 dhe se sqarimet që ka bërë janë pasqyruar saktë në shënimin që i është lexuar.

- Advertisement -

Ai tha se sqarimet dhe deklaratat e mëparshme pasqyrojnë të njëjtat përgjigje nëse do të pyetej prapë për të njëjtat çështje.

Në këto rrethana, deklaratat e mëparshme, dokumentet shoqëruese dhe shënimi përgatitor janë pranuar nga ana e trupit gjykues.

Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit Pace, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari.

- Advertisement -
- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -