fbpx
2.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Ish-komandanti i UÇK-së thotë se Kurti është veteran

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Sadik Halitjaha ka qenë zëvendëskomandant i UÇK-së për zonën e Pashtrikut.

Në një intervistë për gazetën Nacionale ai ka folur për intervistimin nga Gjykata Speciale, numrin e veteranëve dhe tema të tjera.

Halitjaha ka qenë pjesë e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve.

- Advertisement -

I pyetur lidhur me kritikat që i bëhen kryeministrit të vendit për statusin e veteranit, ai ka thënë se Kurti ka punuar për UÇK-në.

Megjithatë, Halitjaha ka thënë se nuk do ta kishte pranuar kurrë dorëzimin te serbët sikur Kurti.

Kjo është bërë me kërkesën e Adem Demaçit, ai ka qenë në zyrën e Ademit, a ka qenë përkthyes apo sekretar, a ka qenë njeri i mbërrirë apo i thyer nuk hyj në vlerësime, ka bërë punën për UÇK-në, derisa ka bërë punën për UÇK-në i takon, sepse i kanë quajtuar të internuar, edhe ky ka qenë i interneuar.

Një gjë nuk pajtohem me Kurtin, pse ka pranuar dorëzimin, kur e di që duhesh të kapesh ose vepro deri në vdekje je UÇK, ose dil në mal te shokët e nëse të vrajnë të vrajnë me plumb. Jo ashtu sic është marrë e poshtëruar e është mbajt.

- Advertisement -

Nuk kisha hi në detaje. Por nuk jam kurrë dakord pse u dorëzuar.

Përpara kisha bërë vetëvrasje, shumë ushtarë të mi plumbin e kanë ruajt të vriten nëse bien në duar të armikut, ose i kanë thënë shokut nëse bi në duar të armikut vramë.

Kjo është që nuk e shoh në piedestal që duhet ta shoh një kryeministër”, deklaroi ai.

- Advertisement -

Të fundit

Deklarata e fortë nga Burim Piraj: Ai që nënshkruan asociacion njëetnik është tradhtar

Biznesmeni Burim Piraj ka theksuar se si qytetar i Republikës së Kosovës nuk do të pranojë asnjë asociacion njëetnik...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -