24.7 C
Pristina
Monday, June 27, 2022

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim ishin 250 ushtarë, numri pas luftës ka shkuar në 600

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti për Kategoritë e Dala nga Lufta e UÇK-së, ka thënë se si komandant i ka pasur 250 ushtarë në menaxhim.

Po tash thotë se në regjistrimin e OVL UÇK-së i figurojnë 600 veteranë, duke aluduar se listat janë të fryera.

Deklaratën e tij të cilën e ka dhënë në KTV e ka shpërndarë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të premten.

“Në batalionin ku kam qenë unë komandant, i kam pas rreth 250 ushtarë të armatosur. Tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin tim. Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo”, ka thënë Bici.

Veteranët po kërkojnë që të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.

Por ekzekutivi pretendon se listat janë të fyera e rrjedhimisht pensionet do të rriten pasi ato të lista të pastrohen.

Të fundit
Lajme të lidhura