14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Ish-koloneli i FSK-së: Një mësues ka më shumë vlerë se sa mijëra ministra

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Vesli ka reaguar ndaj kërkesës së fundit nga ministri i Financave sa i përket mësuesve grevist, që të përpilohen listat e tyre në mënyrë që t’u ndalen pagat.

Veseli ka shkruar se listat i kujtojnë kohërat më të këqija të historisë shqiptare.

- Advertisement -

Pasi sipas tij, në lista të ndryshme bënin pjesë figura si: Ali Hadri, Adem Jashari e shumë atdhetarë të tjerë.

Reagimi i plotë:

Listat.

- Advertisement -

Sa herë kërkohen lista me emra njerzish, më kujton kohërat më të liga të historis.

Koha e nazismit, me listat e popullit hebre për likuidim.

Koha e komunizmit me listat e patriotëve shqiptar të ND shqiptare.

- Advertisement -

Koha e listave të irrendentistave, lista e profesorëve të Univerziteti të Prishtinës për largim nga puna dhe burgosje. Po si sot më kujtohet Prof. Ali Hadri që i printe asaj liste.

Lista të teroristëve të UÇK ku në krye list ishte Ademi Jashari.

E sot?? Në shtetin tim prap lista.

A ka kategori ma e nderuar ma e rëndësishme se mësuesit tanë?

Mësuesit tanë që nuk ndaluan kurr në ngritjen e popullit tim.

Një mësues me vlerë se sa mija ministra që sot janë e nesër sjanë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -