16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Ish këshilltari i Albin Kurtit: Pagat e mësuesve të rriten deri në 750 euro, por të bëhet edhe Vetingu në arsim

Analisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se pagat e mësuesve duhet të rriten deri në 750 euro.

- Advertisement -

Ai ka thënë se paralel me rritjen e pagave për mësimdhënësit duhet të bëhet edhe Vetingu në arsim.

“Jo 100 euro, duhet 50% rritje, duhet me pasë rroga deri në 750 euro, por paralel me këtë duhet me u bë vetting në arsim”, ka thënë Gashi në Pressing.

Gashi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij, kërcënon arsimtarët vetëm kur çohen në greva.

- Advertisement -

“Jo sikur po bën kryeministri Kurti, tu i kërcënu vec kur po mbajnë greve. Qe dy vjet e ke pushtetin, qe dy vjet po i bje që s’ke bo kurgjo”, ka theksuar ai.

Sipas Gashit, pas krizave të viteve të fundit, sidomos pandemisë e inflacionit të çmimeve, pagat në arsim duhet të rriten për t’iu përshtatur realitetit të ri ekonomik

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -