-4.6 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 17:02

Ish-këshilltari i Thaçit: Rron Gjinovci ka punuar 2 vjet për Hashim Thacin, sa mori pagë e lavdronte

- Advertisement -

Ish-këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, përmes një reagimi në llogarinë e tij ka treguar se Rron Gjinovci ka punuar rreth dy vjet për presidentin Hashim Thaçi.

Si reagim pas deklaratave të mbrëmshme fyese të Gjinovcit ndaj votuesve të Thaçit, i cili tha se për ta votuar Hashim Thaçin ose nuk duhet të jesh normal ose duhet të jesh i poshtër, Behramaj ka pyetur a ka qenë e poshtër edhe ajo pagë që e ka marrë nga Presidenca gjatë mandatit të Thaçit?

“Përtoj të merrem me këtë kontaminuesin e opinionit publik. Por, për hir të së vërtetës, ky Rron Gjinovci ka qenë në marrëdhënie pune me Hashim Thaçin, si i emëruar i tij. Kjo marrëdhënie e punës ka zgjatur nga 27 prilli 2018, deri më 5 qershor 2020. Kjo ka qenë periudha e Rron Gjinovcit kur i thurte lavde publikisht Hashim Thaçit.

A ka qenë e poshtër edhe ajo pagë që e ka marrë nga Presidenca gjatë mandatit të Thaçit?”, ka shkruar Behramaj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika