19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

“Ish kanë në hotel t’u hanger e t’u pi; Naimi s’dojke me hy me pa trupin”: flet vëllau i Liridonës për ngjarjen

- Advertisement -

Në një prononcim për televizionin publik RTK, vëllau i Liridona Ademajt ka treguar për dyshimet që kanë pasur qysh në fillim për përfshirjen e Naim Murselin në vrasjen e motrës së tij si dhe për bisedat që kanë pasur me të pas vrasjes.

- Advertisement -

“Tha që ‘na kanë nalë; na kanë kidnapu; qitni krejt çka i keni, unë i kam qitë krejt edhe i kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepje krejt çka i ki, mos kqyr’. Tha që ‘ka rezistu diçka në çantë’. Më tha unë ‘i kam qelë dyert edhe u kam thanë ikni në gjuhën suedeze’”.

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan“, tha Ademaj.

- Advertisement -

Ademaj madje thotë edhe që Murseli as nuk është përgjigjur në telefonin ndërsa e ka telefonuar me një numër të shoferit të tij dhe se kishte qenë në Swiss Diamons dhe se “ish kanë ulur, tu hangër e t’u pi, kish pas porositë sende”.

“Kur shkova në mjekësinë ligjore i thanë ‘Naim dukatin e senet tjera me vlerë i ki mrena’. E ka pasur vetëm një plumb nga ana e veshit të djathtë. Ka pasur sigurime të nalta në Suedi; e ka pas për me ia marr paret e sigurimit”, tha vëllau i të ndjerës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -