12.6 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Ish-kandidati për president të Kosovës, do ta zëvendësojë Vasfije Krasniqin në Kuvend

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka bërë të ditur se për shkak të një një trajtimi mjekësor, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se angazhimin publik për Kosovën do ta vazhdojë në SHBA.

- Advertisement -

“Sidoqoftë ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në SHBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, shkroi ajo.

Ajo për këtë e ka njoftuar edhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sipas listës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Krasniqin do ta zëvendësojë deputeti Nasuf Bejta.

- Advertisement -

Nasuf Bejta ishte kundërkandidat i Vjosa Osmanit në garën për president të Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Bejta garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 64 dhe ishte përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë.

- Advertisement -

Nasuf Bejta u lind më 03 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Është njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i kuvendit të nëndegës Smrekonicë, anëtar i kryesisë qendrore nga dega në Vushtrri në dy mandate, deri në vitin 2007 kur dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të konfrontimeve dhe politikave që ai i cilësonte si të dëmshme për Kosovën. Ka qenë bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Si kandidat për deputet, ishte zotuar që do të mbështeste politikat që avancojnë çështjet në fushën e arsimit, energjisë dhe telekomit, si dhe asaj të mirëqenies social.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -