28.3 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Ish Iuftëtari i UÇK-së shkoi për analiza e kontrolle, fatura e klinikës: “Paguar më 1999”

Ish Iuftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi ka bërë të ditur se pas kontrolleve dhe analizave që ka bërë, në kohën kur ka shkuar për të paguar faturën është emocionuar me atë që ka parë në faturë.

Qeriqi në një postim në Facebook shkruan se në faturë përgjigjja e mjekut ishte “pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi”.

“Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura. Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua. Faleminderit, Ordinanca “TRURI”, për shërbimin dhe vlerësimin. Faleminderit, Dr. Burim Jashari- Breca”, shkruan Qeriqi.

Të fundit
Lajme të lidhura