3.1 C
Pristina
22 Janar, 2021 - 01:04

Ish-gjykatësi kryesor i EULEX-it ftohet për raportim para deputetëve, LDK nuk pajtohet

Në komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit është diskutuar sot shkresa e dërguar në Kuvend të Kosovës nga ish-gjykatësi kryesor i EULEX’it, Malcolm Simmons që ka kërkuar të raportojë para deputetëve për informacionet që siç thotë ai ka lidhur me shkeljet që janë bërë në misionin e sundimit të ligjit, sidomos për disa çështje të profilit të lartë.

Në këtë mbledhje, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka kërkuar që të votohet që Simmons të thirret për intervistë para komisionit.

Megjithatë, të pajtimit nuk ishin LDK-ja. Kryetari i këtij komisionit, Shkëmb Manaj, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështet dëshminë e Simmons.

“Ky është qëndrimi zyrtar i LDK-së, që ne nuk e mbështesim dëshminë e z.Simmons, edhe para asnjë trupe të Kuvendit, ky ka qenë mision i BE-së nëse duhet të dëshmojë diku duhet të dëshmojë para parlamentit evropian”, ka thënë ai.

Pavarësisht qëndrimit të LDK-së, ky propozim ka kaluar me shumicë të votave.

“Me 7 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratohet propozimi i deputess së AAK-së që komisioni për legjislacion të dëgjojë dëshminë e Malcolm Simmons për të gjitha çështjet që ka ngritur ai”, tha Manaj pasi votuan deputetët.

Media ka publikuar letrën që Simmons e ka dërguar në Kuvend të Kosovës. Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij dhe thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

“Gjatë mandatit tim si kryetar i gjykatësve të EULEX-it, u njoftova me shkelje serioze, përfshirë komisionin për shkelje kriminale, nga personat përgjegjës për administrimin e drejtësisë”, thotë ai.

Simmon shprehet i gatshëm të japë dëshmi për këto çështje derisa përmend disa shkelje që kanë ndodhur, sipas tij, si: ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykuese, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime etj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika