20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Ish diplomati: SHBA i dha porosi Vucicit edhe Kurtit se nuk mund të luajnë

Ish diplomati kosovar Ylber Hysa komentoi vizitën e fundit të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani në Washington D.C. si një porosi demonstrimi se nuk ka tolerancë për lojën me dy karrige të presidentit serb Vucic dhe inercinë e kryeministrit Kurti karshi dialogut në Bruksel.

Së fundi ambasador i Kosovës në Malin e Zi, Ylber Hysa, komentoi vizitën e fundit dhe ndikimin që do të ketë në rajon për median malaziase AntenaM. Hysa ka thënë se takimi i tyre “pikërisht në këtë moment të rëndësishëm është demonstrim me disa porosi për rajonin, e posaçërisht për Beogradin”.

“Vucicit i ka konvenuar që Kurti ishte inert ndaj dialogut me Beogradin. Mendoj se kjo vizitë ishte porosi e veçantë se kjo po ndryshon. Kjo do të thotë që Vucic, por edhe Kurti më nuk do të mund të vazhdojnë lojën e mos veprimit. Kjo për Beogradin do të thotë që seriozisht duhet të mendohet si të mbyllë çështjen e pakëndshme të pranimit të Kosovës, që kjo të mos mbetet ende një plagë e hapur ku Moska do të mund të fuste gishtat”.

Hysa i ka thënë se konfirmimi i marrëveshjes energjetike, që është investimi më i madh direkt i SHBA’së në Kosovë “ekuivalenti i orientimit serb që varet nga gazi rus”.

Më të rëndësishmen porosi megjithatë, Hysa e konsideroi atë që “SHBA më nuk do të ketë mirëkuptim për ‘lojërat pakufi’ të Serbisë që ulet në dy karrige”.

Të fundit
Lajme të lidhura