-3 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 14:08

Ish-ambasadorja Çitaku i reagon Luljeta Aliut: Urrejtja verbëron njerëzit

- Advertisement -

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së opinionistes Luljeta Aliu, e cila tha Kraleva është më e mirë se votuesit e PDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Çitaku përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ka shkruar se urrejtja verbëron njerëzit, duke aluduar kështu në Aliun.

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157512536917414
“Urrejtja verbëron njerëzit”, ka shkruar ajo, raporton Gazeta Metro.

Kujtojmë se mbrëmë Luljeta Aliu ka eskaluar në emisionin “Pressing” ku po debatonte me Ardian Kastratin, i cili së fundmi aderoi në PDK.

Ky i fundit i tha Aliut se mënyra si ajo diskuton është tendencë për ta barazuar votuesin e PDK-së me një të Kralevës në Serbi, por shtoi se këtë nuk e tolerojnë.

E këtu Aliu eskaloi duke thënë se “pse po e ofendon Kralevën”

Kastrati reagoi duke i thënë se po i ofendon mbi 200 mijë votues të PDK’së, duke i konsideruar si njerëz të barabartë me serbët e Kralevës në Serbi.

Pas kësaj, kanë ardhur reagime të shumta nga zyrtarë të shumt të PDK’së, të cilët e kanë kritikuar ashpër Luljeta Aliun.

Të fundit

Të tjera nga rubrika