fbpx
0.3 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Ish-ambasadori holandez: Vuçiq u shpërblye për barrikadat, ja pse ndërkombëtarët s’mund ta dënojnë Serbinë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch, e ka vlerësuar si përsëritje të viteve të 1998/99, skenarin e barrikadave në veri të Kosovës, ku serbët lokalë bllokuan për tri javë rrugët me kamionë, pas arrestimit t ëish-policit serb Dejan Pantiq.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Bosch ka akuzuar Listën serbe, pjesë të Kuvendit të Kosovës, se ka sajuar histori për keqtrajtim të serbëve në Kosovë, duke provokuar krizë ndërmjet të dyja vendeve.

- Advertisement -

“Gjithçka dukej si një përsëritje e viteve 1988/89. Histori të sajuara keqtrajtimit të serbëve në Kosovë, të pavërteta dhe krizë të provokuar nga Lista serbe (lexo Beogradi) dhe për të mbrojtur serbët e varfër Beogradi duhej të vepronte. Sërish Millosheviq i pastër”, ka thënë ish-ambasadori.

Heqjen e barrikadave në veri, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar si “fitore të vogël diplomatike” të Serbisë. Ai ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë të luftojë për Kosovën edhe në takimin me fuqitë e mëdha, që sipas tij, do të mbahet në janar.

“Në gjysmën e parë të janarit, pres që njerëzit e mëdhenj nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Vuçiq, teksa ka shtuar se i frikësohet “shumë papërgjegjshmërisë së disa përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Se Vuçiq u shpërblye për uljen e tensioneve me Kosovën, e konfirmon edhe Robert Bosch, duke paralajmëruar se ai do të përpiqet të marrë edhe më shumë nga ndërkombëtarët.

- Advertisement -

“Sigurisht që presion ishte i madh, sidomos ndaj Vuçiqit që të mos e teprojë me dorën e tij, por, unë nuk jam më pjesë e lojës, sinqerisht besoj që Vuçiq u shpërblye shumë për uljen e tensionit, sikur të jetë kështu, ai do të përpiqet përsëri për të marrë edhe më shumë”, është shprehur diplomati.

Sipas tij, Perëndimi nuk mund ta dënojë Serbinë, pasi e dinë se Vuçiqi mund ta bëjë në Kosovë, atë që e bëri Vladimir Putin në Ukrainë.

“Problemi për perëndimin sipas meje është se nëse vërtet dënojnë Serbinë, nuk do të kenë më asnjë levë dhe Vuçiqi mund të bëjë të pamendueshmen ashtu siç bëri miku i tij Putin në Ukrainë. Pra, përsëri në varësi të asaj që ndodhi prapa skenave, unë kam prirje të mos jem shumë optimist. Megjithatë, le të shpresojmë se jam gabim”, ka shtuar ish-ambasadori Bosch, për gazetën “Bota sot”.

- Advertisement -

Të fundit

Ramush Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -