Ish-ambasadori Delawie: Tensionet nuk erdhën për shkak të targave, por mosnjohja e Kosovës nga Serbia që 25 vite

Mandatory Credit: Photo by Visar Kryeziu/AP/Shutterstock (9378211i) U.S Ambassador in Kosovo Greg Delawie speaks during an interview with The Associated Press, in Kosovo capital Pristina. Delawie said Kosovo needs to work on the rule of law, create a better economic environment to cut unemployment and normalize ties with Serbia as the main challenges ahead Independence Anniversary, Pristina, Kosovo - 14 Feb 2018

Thelbi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është te targat, tha ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie, por në refuzimin e Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës qe 25 vite

Kështu tha Delawie në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Njeriu që shërbeu në Kosovë prej vitit 2015 gjer më 2018 u shpreh se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar, ngase kjo është në vetë interesin më të mirë të tyre.

-Advertisement-

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës”.

Përkundër faktit se, si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, ai nuk është i njohur me detajet e të ashtuquajturës marrëveshje franko-gjermane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por thotë se se ka besim tek nismëtarët.

“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore,” përfundon ambasadori Greg Delawie për Zërin e Amerikës.