17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Isa Mustafa për Haxhi Avdylin: Me u marrë me të, si me u marrë me jashtëqitjet

Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë të fundit si njërën nga bllokuesit e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se Osmani së bashku me disa të tjerë në qeverinë e Kosovës do të duhej të mos flisnin për liberalizimin e vizave, shkruan lajmi.net.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, ka thënë Mustafa.

Ndaj Mustafës, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i cili e ka cilësuar Mustafën si shkatërrues të LDK-së dhe fajtor se pse Kosova renditet si njëra nga vendet më të korruptuara.

“I paftyri që iku nga politika, akoma po flet e moralizon. Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili. Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për Asociacion. Sot që Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK”, ka thënë Avdyli.

Karshi kësaj deklarate ka reaguar ashpër ish-kryeministri i Kosovës. Përgjigja e Mustafës ndaj deklaratave të deputetit të VV-së ishte e shkurtër.

“Me u marrë me Haxhi Avdylin është si me u marrë me jashtëqitjet”, deklaroi ai për lajmi.net.

- Advertisement -

Me ish-kryeministrin Mustafa kanë polemizuar edhe nga Zyra e Presidencës. Këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina, duke e akuzuar për paaftësi në qeverisje, si dhe për çështje të liberalizimit të vizave.

“Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës [liberalizimi i vizave]. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe”, deklaroi ndër të tjera ai. /Lajmi.net/

Të fundit
Lajme të lidhura