13.7 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 03:15

Isa Mustafa: Marrëveshja e Uashingtonit është në dobi jo vetëm të Kosovës

Kreu i LDK-së Isa Mustafa thotë se marrëveshja e firmosur në Uashington është në dobi të gjithë rajonit pasi lidhet me zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë, Serbi, Shqipëri dhe vende të tjera.

Gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, Mustafa veçoi si dy çështje të ndjeshme atë për liqenin e Ujmanit dhe mini-Shengenin duke mos e fshehur se ka qenë kundërshtar i kësaj të fundit.

“Unë jam i kënaqur dhe mendoj se është një marrëveshje e cila është në dobi jo vetëm të Kosovës, por edhe në dobi të këtij regjioni veçmas vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është marrëveshje e cila përmban disa pika që ndërlidhen me zhvillimin e drejtpërdrejtë të infrastrukturës që lidh Kosovën me Serbinë po edhe me Shqipërinë, edhe me vendet e tjera”, tha kreu i LDK-së.

“Janë disa çështje të cilat janë pak më të ndjeshme, siç është çështja e Ujmanit por që në fakt është një ndihmesë e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në studimin e fizibilitetit që duhet ta bëjë lidhur me shfrytëzimin e ujërave të këtij liqeni qoftë për nevoja të energjisë, qoftë për nevoja të bujqësisë dhe çështja e mini-shengenit e cila ka qenë temë që nganjëherë nuk jemi pajtuar edhe brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Mustafa.

Pyetjes se përse në Shtëpinë e Bardhë nuk u firmos një dokument, por dy të ndryshme për secilin vend, kreu i LDK-së tha se, kjo lidhjet me njohjen e pavarësisë nga Izraeli dhe çështjen e Ujmanit.

“Mospajtimet kanë qenë te njohja nga Izraeli sepse natyrisht që do të ishte e vështirë që Serbia të nënshkruajë në një dokument i cili flet për njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit. Ka pasur po ashtu pakënaqësi nga ana jonë që ne të bëjmë një marrëveshje të drejtpërdrejtë lidhur me Ujmanin, me Serbinë, por që marrëveshja të jetë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës meqenëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta bëjnë një studim fizibiliteti”, tha ai.

Kreu i LDK-së tha se nuk ka pasur asnjë ndryshim të dokumentit sa i takon çështjes së Ujmanit, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e AAK-së se ata kanë ndikuar për ndryshimin e tekstit të marrëveshjes.

“Ka pas një shqetësim të zotit Haradinaj për Ujmanin se nuk duhet të lejojmë që të merret atje ndonjë vendim e cila ve në pikëpyetje shfrytëzimin e Ujmanit ose përkatësinë e Ujmanit, përkatësinë territoriale të liqenit. Unë i kam thënë se unë do të pres, se unë jam i informuar. Është fjala vetëm për studim fizibiliteti dhe për asgjë tjetër. Më vonë kanë pasuar këto, diku pas dreke nga ora 3, informatat që dy ministra të AAK-së kanë ofruar dorëheqjen për shkak se nuk janë pajtuar me marrëveshjen. Mirëpo, ashtu siç jam lajmëruar se kanë paraqitur dorëheqjen, jam lajmëruar se zoti Haradinaj është pajtuar me marrëveshjen”, deklaroi Mustafa.

“Ndonjë lëvizje, me sa di unë, s’ka pasur lëvizje sa i përket dokumentit. Nuk ka pas. Çfarë lëvizje të tjera ka pas, a është bërë mbi bazën e komunikimit që zoti Haradinaj ka pas me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe çfarë është thënë, krejt ato bisedat unë s’mund të them sepse as nuk e kam pyetur zotin Haradinaj, as që jam informuar prej të tjerëve. Por me rëndësi themelore është që marrëveshja është arritur, është nënshkruar në Zyrën Ovale të shtëpisë së Bardhë edhe se është një perspektivë e mirë që ne ta implementojmë këtë marrëveshje dhe po ashtu është një simbolikë tepër e mirë që Kosova është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, përkatësisht në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar kreu i LDK-së./rtk

Qeveria Hoti po bënë punë të mirë në përkrahje të projekteve zhvillimore të Komunave të Kosovës.

Të fundit

CIA paralajmëron Putinin: Ti dhe të fuqishmit tuaj…

Gazeta amerikane “Washington Post” shprehet në raportin e ri se CIA vlerësoi se presidenti rus dhe ndihmësit e tij ishin të njohur për ndërhyrjen...

Dje lojtare e shkëlqyer në Kosovë dhe rajon, sot pastruese!

Ish-futbollistja e shkëlqyer dhe ish-kapitenia e reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për femra, Shyret Brahimi nga Çairi i Shkupit, anëtare e dikurshme e KFF...

Deklarohen nga Policia për vrasjen në Prizren: Sonte ishte hera e dytë që i dyshuari tentoi të vriste dikë

Nga Policia Rajonale në Prizren në një lidhje direkte kanë dhënë detaje lidhur me vdekjen e një të dyshuari gjatë shkëmbimit të zjarrit në...

“Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin”

Kurti për zgjedhjet: Do t’i marrim 50% bashkë me Vjosa Osmanin Kryetari i LVVV-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në DESKU të KTV-së është...

Të tjera nga rubrika