fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Isa Mustafa: LDK-ja ende vuan nga “virusi i Vetëvendosjes”

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Isa Mustafa në mars të vitit 2021 kishte dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Dorëheqja e tij kishte ardhur si pasojë e rezultatit të dobët që kishte arritur në zgjedhjet e parlamentare më 14 shkurt të po atij viti.

- Advertisement -

Më 22 dhjetor të vitit që sapo e lamë pas Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) festoi 33-vjetorin e themelimit të saj.

Pavarësisht se më nuk është në udhëheqje të LDK-së, ish-kreu i saj Isa Mustafa, në një intervistë për “Zërin”, thotë se brenda LDK-së ka ende persona të mrekullueshëm e veprimtarë besnikë, por sipas tij viteve të fundit disa persona i kishte kapluar dashuria dhe “virusi i Vetëvendosjes”.

Sipas Mustafës, sa më shpejt që LDK-ja të shërohet nga “virusi i Vetëvendosjes”, aq më mirë do të jetë për këtë parti, pasi do të ketë rritje dhe do të konsolidohet.

Unë i përkas LDK-së, pavarësisht se tani nuk jam në krye të saj.

- Advertisement -

Ka njerëz të mrekullueshëm, veprimtarë besnikë, ka një kulturë të veçantë shtetërore.

LDK-ja është një pasuri politike dhe institucionale për vendin, sepse kontribuon në amortizimin e sjelljeve ekstreme dhe devijante , të cilat janë të dëmshme për stabilitetin e vendit dhe për demokracinë.

Viteve të fundit disa njerëz në këtë parti i kaploi dashuria dhe virusi i Vetëvendosjes, një logjikë e largët me filozofinë politike të saj.

- Advertisement -

Sa më shpejt që shërohet nga ky virus, aq më shpejt do të rritet dhe do të konsolidohet”, deklaroi Mustafa.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -