16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Irani reagon pas sanksioneve, fajin ua len SHBA-ve për suIme kibernetike

Ministrja e Jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për skenar kundër kësaj republike, pak ditë pasi që Shqipëria ngriu raportet me këtë shtet duke e akuzuar për suIme kibernetike.

Vendimi i Shqipërisë mori përkrahjen amerikane, ndërsa Departamenti i Shtetit i vuri menjëherë sanksione Iranit.

- Advertisement -

“Mbështetja e menjëhershme e SHBA-së për akuzën false të qeverisë shqiptare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe veprimet e shpejta të Washingtonit për të sanksionuar Ministrinë e Inteligjencës të Iranit duke iu drejtuar të njëjtës akuzë false dhe të paprovuar tregon qartë se projektuesi i këtij skenari nuk është qeveria shqiptare, por qeveria amerikane dhe Tirana është viktimë e skenarit të Washingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit”, është shprehur zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Nasser Kanaani, raporton “EuroNews Albania”.

Ai ka shtuar se për vite të tëra Shtetet e Bashkuara kanë detyruar qeverinë dhe kombin e Shqipërisë që të mbajnë një grupi TERR0RlST që i ka trajnuar dhe pajisur ata në fushën kibernetike.

“Strehimi i grupit TERR0RlST nga qeveria shqiptare dhe veprimi i qeverisë amerikane në mbështetje të atyre që janë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17 mijë shtetarëve dhe qytetarëve iranianë është një shembull i qartë për mbështetjen e organizuar të terroristëve kundër qeverisë dhe popullit të Iranit. Republika Islamike e Iranit do të përdorë të gjitha aftësitë e saj brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e popullit iranian dhe për të mbrojtur veten kundër këtyre komploteve të liga”, ka shtuar tutje ai.

- Advertisement -

Pak ditë më parë ai cilësoi të pa mend vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë raportet diplomatike me Iranin.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -