fbpx
0.7 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Inxhinieri i KEDS-it nga Ferizaji tregon qysh i kurseu 450 kilovatë/orë rrymë për një muaj

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Laurent Guri, Inxhinier i Rrjetit në KEDS tregon se si ka arritur që përgjatë një muaji të kursejë mbi 450 kWh, duke ndërruar pajisjet elektrike që shpenzojnë më së shumti energji.

Kjo do të thotë që ai dhe familja e tij kanë arritur ta ulin përdorimin e energjisë elektrike për 40%
Me praninë e krizës energjetike në vendin tonë, zvogëlimi i përdorimit të energjisë është një prioritet kryesor për të gjithë ne dhe na shtyn detyrimisht që të rimendojmë se sa konsumojmë energji në baza ditore.

- Advertisement -

Një ndër hapat e marrë nga kompania ndaj përballjes me krizën energjetike është edhe fushata e kursimit me punëtorët që kanë kursyer më së shumti energji në kompani, të cilët përmes videove po i ndajnë me ju këshillat më efikase të energjisë elektrike që ata i kanë aplikuar në shtëpitë e tyre.

Laurent Guri, Inxhinier i Rrjetit në KEDS, përmes një videoje të shkurtër na tregon se si ka arritur që përgjatë një muaji të kursejë mbi 450 kWh, duke ndërruar pajisjet elektrike që shpenzojnë më së shumti energji.

Laurenti thotë që ai dhe familja e tij kanë arritur ta ulin përdorimin e energjisë elektrike për 40%, duke bërë ndërrimin e pajisjeve që kanë shpenzuar shumë energji me ato efiçiente A++, si dhe duke u kujdesur që ta ulin përdorimin e energjisë elektrike aty ku nuk ka pasur nevojë.

Për të gjetur më shumë mënyra të kursimit të energjisë, që janë lehtë të përshtatshme dhe të aplikueshme nga secili prej jush, ju lutem vizitojeni uebfaqen https://kurserrymen.com/.

- Advertisement -

Ndërsa, për të matur dhe krahasuar shpenzimet e energjisë elektrike nga muaji në muaj, ju inkurajomë që ta shkarkoni aplikacionin eKesco.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -