fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Interpoli demanton Ana Bërnabiqin: Në takim me të nuk u trajtua çështja e aplikimit të Kosovës

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Nga Interpoli kanë thënë se në takim me kryeministren e Serbisë Bërnabiq nuk është trajtuar çështja e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim, ndonësje kryeministrja serbe tha se mori garanci nga presidenti Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës nuk do të ishte në rend dite gjatë mandatit të tij.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u shpreh të mërkurën se Interpoli ia kishte mbyllur dyert Kosovës.

Ajo tha se kishte marrë garanci nga presidenti i Interpol-it, Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës për anëtarësim Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të tij.

- Advertisement -

Megjithatë, në një përgjigjje për tëvë1.info, nga Interpoli kanë thënë se në atë takim nuk është adresuar çështja e ndonjë aplikimi potencial për anëtarësim.

“Përderisa zakonisht nuk komentojmë përmbajtjen specifike të një takimi bilateral, kur u shtrua çështja e anëtarësimit, Presidenti konfirmoi se INTERPOL-i është një organizatë policore dhe nuk është përfshirë në diskutime politike. Presidenti nuk e trajtoi çështjen e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim.”, thuhet në përgjigjen e Interpolit.

Tutje në përgjigje thuhet se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në Interpol nëse i plotëson kriteret.

“Ju lutemi vini re se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në INTERPOL nëse plotëson kërkesat e përcaktuara në nenin 4 të Kushtetutës së INTERPOL-it, i cili përcakton kriteret dhe procesin për t’u bërë anëtar i Organizatës”, thuhet në përgjigjjen e Zyrës për Shtyp.

- Advertisement -

Kosova ka aplikuar tri herë për t’u anëtarësuar në Interpol por nuk ka pasur sukses. Herën e fundit në nëntor të vitit 2018, pro anëtarësimit të Kosovës votuan vetëm 76 shtete.

- Advertisement -

Të fundit

VIDEO- Kamberi, Vuçiqit: Kurti nuk është monstrum e as terrorist, dikur e arrestove e tash duhet të negociosh me të

Deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pasur sot një polemikë me presidentin serb, Aleksandar...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -