fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po planifikon të krijojë një ushtri prej 2 milionë trupash

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Inteligjenca ukrainase pretendon se Rusia po planifikon të krijojë një forcë ushtarake prej rreth 2 milionë banorësh.

Këto pretendime vijnë pasi një valë e parë e rekrutimeve ndodhi në shtator, ku u mobilizuan rreth 300,000 ushtarë, të cilët u dërguan për të Iuftuar në Ukrainë.

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës paralajmëroi se Rusia mund të shpallë një valë tjetër mobilizimi në ditët në vijim.

- Advertisement -

“Përgatitjet për shpalljen e valës së ardhshme të mobilizimit në Rusi tashmë janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive,” thotë inteligjenca.

“Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, shkalla e masave të mobilizimit të kryera nga vendi agresor, tregon planet e udhëheqjes së tij për të krijuar një ushtri që numëron rreth dy milionë njerëz”, thuhet më tej në njoftim.

Inteligjenca ukrainase gjithashtu vuri në dukje ndryshimet e fundit në ligjet ruse në lidhje me mobilizimin dhe tha se trajnimi është duke u zhvilluar.

- Advertisement -

Të fundit

Ministri britanik për Evropë: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -