19.2 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 17:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar vërshime të shpejta në disa zona të vendit.

Në një njoftim nga ky institut njoftohet se këto reshje të cilat kanë filluar gjatë orëve të këtij mëngjesi do të vazhdojnë edhe nesër dhe ditëve në vazhdim.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime”, thuhet në njoftimin e publikuar nga IHMK-ja.

Statusi i IHMK-së:

Paralajmërim për vërshime*

Shteti: Republika e Kosovës

Regjioni: (Pjesa më e madhe e vendit)

Pika më e hershme e parashikuar: e mërkure, 05 Gusht 2020 – 12:00

Data e parashikimit: 2020-08-05. 08 UTC

*Duke treguar një probabilitet mesatarë deri të lartë të intensitetit të reshjeve në disa zona, me mundësi të vërshimeve të shpejta si dhe përmbytjeve urbane dhe rrëshqitje dheu. Kjo situate meteorologjike do të përcillet herë pas here edhe me shkarkime rrufesh.

Njoftimi:

Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 05/08/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (06/08/2020) si dhe ditëve në vazhdim, me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime.

Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.

Të fundit

Serbët po gëzohen që i ndreqën punët me Amerikën, Brnabiq: Nisi epokë e re

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se një epokë e re është hapur në marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis Serbisë dhe Amerikës dhe se,...

Greqia befason, i thotë PO Kosovës për vizat

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ia ka konfirmuar kryediplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla mbështetjen për përmbylljen e procesit të liberalizimit të...

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë ka...

Arben Vitia: Ndihem keq për vdekjen e Agon Musliut, e kam të vështirë por ai s’kishte asnjë dokument për gjendjen e tij

Ish-ministri Arben Vitia po dëshmon në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Ai nga anëtarët e komisionit është pyetur edhe për vdekjen e...

Të tjera nga rubrika