5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 10:42

Inspektoriati dënon me 2 mijë euro PDK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prizren për thyerjen e masave anti-Covid.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, Edon Muqaj ka bërë të ditur se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se shumë njerëz kanë humbur jetën nga Covidi dhe biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi anti-Covid, andaj nuk do të rrinë duarkryq as ndaj subjekteve politike.

Postimi i tij:

Si Drejtori e Inspektorateve kemi një bashkëpunim të madh me inspektorët e AUV e kjo u vërtetua edhe mbrëmë ku pas inspektimit në mbrëmje kemi hasur në një tubim nga subjekti politik PDK, që i shkel të gjitha rregullat dhe ligjet e pandemisë.

Fatkeqësisht kemi njerëz që kanë humbur jetën nga COVID-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi andaj më nuk do të rrijmë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt.

Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre!

Boll ma!

P.S të gjitha gjobat do të shqiptohen vetëm me daljen e inspektorëve në vendngjarje dhe jo me anë të fotografive që gjithçka të jetë transparente edhe për subjektet politike.

Të fundit

Të tjera nga rubrika