fbpx
-4.2 C
Pristina
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Insajderi publikon një inçizim: Logopedi nga Gjilani Iljasa Fazliu abuzon me pacienten 5 vjeçare

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij. Iljasa Fazliu ishte emëruar ud. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK na ud.drejtoresha e SHSKUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi

A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 5 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

Sot ishte seanca e pestë që ajo e dërgoi vajzën atje.

- Advertisement -

Me këtë rast, siq mëson Insajderi ajo kishte kryer edhe pagesen për dy seanca në vlerë prej 250 eurosh.

Në atë ordinancë, vajza e saj po ofendohej e shahej nga vetë doktori Iljasa Fazliu duke i shkaktuar edhe presion psiqik.

Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

- Advertisement -

Pasi nëna kishte shkuar që ta marr fëmiun në ordinancë, familjarët kishin dëgjuar inqizimet nga atje.

Video e siguruar nga Insajderi:

- Advertisement -

Në video gjithashtu dëgjohet edhe një punonjëse tjetër teksa i drejtohet vajzës disa herë me fjalë, ku ndër to e quan 5 vjeçaren edhe ”rriqën”

“Dialogu nuk kishte sukses”, me doktorin familjarët u konfrontuan fizikisht

Pasi kishin dëgjuar inqizimet, familjarët ishin nisur për në ordinancë, rrugës ata takuan doktorin. Ku sipas burimeve të Insajderit, megjithëse fillimisht tentuan të diskutojnë pa eskaluar situata, afër një kafeneje në Gjilan, ata u konfrontuan edhe fizikisht.

Policia ka arrestuar 2 nga familjarët e vajzës 5 vjeçare pas përleshjes që ata kishin me doktorin.

”Janë verifiku e dëgju inqizimet, policia menjëherë kan shku edhe e kan arrestu doktorin”, kanë thënë burimet e sigurta të Insajderit nga policia.

Në anën tjetër, Insajderi mëson se Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar si u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK.

- Advertisement -

Të fundit

Pamje apokaliptike: Momenti kur ndërtesa në Aleppo të Sirisë bëhet rrafsh me tokë

Mbi 1 mijë e 200 persona kanë vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri. Mijëra ndërtesa u rrënuan krejtësisht nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -