3.6 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Incident në Veri: Policia detyrohet të përdor armën e zjarrit, një xhip i rrezikoi duke ikur

- Advertisement -

Mbrëmjen e sotme ka pasur një incident në Mitrovicën Veriore, teksa Policia e Kosovës ndodhej në një pikë kontrolli në fshatin Banje, kur u detyruan ta përdorin armën e zjarrit. Rasti ndodhi në një rrugë ilegale, ku kaloi një automjet, që u urdhërua të ndalonte, por një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policorë sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndalojë për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policorë ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre.

“Përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit.

- Advertisement -

Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore janë duke ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast.”, njofton Policia.

Ndërkohë në njoftim thuhet se si vazhdimësi e hetimit, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera në atë lokacion, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar.

“Aty gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin e veprave kriminale, ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj secilit individ apo grup kriminal që cenon rendin, sigurinë apo rrezikon jetën e zyrtarëve policor që po punojnë natë e ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”, përfundon njoftimi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -