22.9 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

IgbaIIi, nipi i Adem Jasharit: Ndjenjë shumë e mirë të shënoj gol për Prishtinën si 17-vjeçar (VIDEO)

- Advertisement -

Lojtari 17-vjeçar i Prishtinës, Igball Jashari, njëherit nipi i heroit legjendar, Adem Jashari, para disa ditësh debutoi me Prishtinë në Kupën e Kosovës, ku edhe shënoi gol nga pika e bardhë, në fitoren 6-0 ndaj Vushtrrisë, duke kaluar në finale.

- Advertisement -

Jashari tha se është një ndjenjë shumë e mirë që në moshën 17-vjeçare të shënoj gol për Prishtinën.

“Falënderoj trajnerin Debatik Curri që ma besoi goditjen nga penalltia”, tha Igballi në Sports Show të Klan Kosova.

- Advertisement -

Jashari tha se prej shkuarjes në klubin e Prishtinës, lojtarët e tjerë e kanë pritur ‘mjaft mirë’.

“Jam mjaft i lumtur për kontributin që e kam dhënë, jemi në finale me një ekip të mirë siç është Gjilani. Por mendoj se do të kemi një rezultat pozitiv”.

Pasaardhësi i familjes Jashari po ashtu tha se synon që në vitin tjetër, kur të bëhet 18-vjeç, bashkë me Prishtinën të bëhet kampion.

- Advertisement -

“Kam ëndërr që vitin tjetër, në 18-vjeç, të bëhem kampion i Kosovës”.

Ai po ashtu tha se skuadra e zemrës së tij është Real Madridi dhe se ëndrra e tij është që një ditë të luaj për ta, ndërsa lojtari favorit i tij është Kylian Mbappe.

Nipi i Adem Jasharit foli edhe për punën si kapiten në kombëtaren e Kosovës, për çka tha se “është një ndjenjë e papërshkrueshme të luash për vendin tënd”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -