12.3 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

VIDEO: Kaos në Kuvendin e Serbisë, opozita mesazh Vuçiç: E ke dorëzuar Kosovën

- Advertisement -

Ka përshkallëzuar me përIeshje fizike e verbale, seanca e tensionuar për Kosovën në parlamentin e Serbisë. Në seancë, Presidenti Vuçiç foli për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe planin franko-gjerman, të cilin opozita e cilësoi si kapitullim për Serbinë.

- Advertisement -

Deputetët e opozitës thërritën slogan të tilla si “tradhti”, apo “nuk do të heqim dorë nga Kosova”, para se të konfrontoheshin me pjesëtarë të partive të koalicionit qeverisës.

Në seancën e tensionuar, ku siç tha në fillim të fjalës së tij, nuk ishte një përpjekje për të bartur përgjegjësinë por për të treguar sinqerisht atë që pret vendin, Vuçiç përdori sërish kartën e presionit ndërkombëtar për të pranuar planin franko-gjerman, në mënyrë që të zbusë zërat kundër.

- Advertisement -

“Jemi në një moment shumë delikat. Nga njëra anë duhet të mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi. nga ana tjetër duhet të shmangim ndëshkimin e Perëndimit. Ata më kanë thënë tekstualisht; se nëse nuk e implementojmë propozimin do të pezullojnë negociatat e integrimit dhe investimet për serbinë”, tha Vuçiç.

90% e asaj që është publikuar, nga plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i vërtetë, sipas Vuçiç. Pikën 4 të këtij propozimi, ku Serbisë i kërkohet të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ai e cilëson si më të vështirën.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -