fbpx
9.8 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Ibrahim Rugova: Nuk kemi kurrfarë kulture islamike

Shkeputur nga Intervista e Ibrahim Rugovës në vitin 2001 dhëne gazetarit Christian Bruser, për Zeit-Schritt.

- Advertisement -

* Përsëri tashti flitet me ëndje për vlerat evropiane të krishtera. A shihni Ju këtu ndryshime nga vlerat islame?

Rugova: Për ne kjo nuk vie në konsideratë. Ne në Kosovë tash e një kohë të gjatë kemi një arsimim modern evropian, vlerat e të cilit i kanë rrënjët te krishterimi. Që nga tërheqja e turqve te ne kemi njerëz të të tri besimeve: katolikë, ortodoksë dhe myslimanë.

Duhet theksuar se islamizmi na u imponua gjatë kohës së sundimit të perandorisë osmane. Ne nuk kemi kurrfarë kulture islamike, porse në literaturë dhe në të gjitha gjërat e tjera orientohemi kah Evropa. Bazë e kulturës sonë nuk është islami, porse gjuha, të cilën e kemi të përbashkët me të gjithë shqiptarët si edhe të gjitha të tjerat që lidhen me të.

- Advertisement -

Një popull i vogël me tri fe nuk do të mund të mbijetonte pa këtë mbështesë kulturore të gjuhës e të traditës. Kosova do të jetë një shtet modern evropian, në të cilin shteti dhe kisha do të jenë të ndara. Ne duhet të luftojmë kundër propagandës së Beogradit, e cila kosovarët i paraqet gjithmonë si islamistë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -