17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Ia transferojnë gabimisht në xhirollogari 286 paga, punëtori jep dorëheqje dhe zhduket

Gabimet bëhen dhe në listën e pagave.

Megjithatë, një burrë nga Kili u befasua kur pa në llogarinë e tij bankare se i kishin kaluar pagën e tij 286 herë.

Pra, në vend që t’i jepnin një rrogë, i dhanë…286 rroga.

Ai i premtoi punëdhënësit se do t’ja kthente por më pas dha dorëheqjen dhe u zhduk.

Incidenti ndodhi në maj të këtij viti kur kompania aksidentalisht i pagoi punonjësit rreth 165,398,851 pesos kilian në vend të 500,000 pesos, që ishte paga e tij mujore.

Kur menaxhmenti kontrolloi të dhënat, zbuloi se i kishin paguar punonjësit rreth 286 herë më shumë se paga e tij mujore.

Megjithatë, më 2 qershor ai dërgoi dorëheqjen.

Kompania ka regjistruar një ankesë ndaj punonjësit dhe iu drejtua institucioneve ligjore për të tërhequr paratë.

Të fundit
Lajme të lidhura