-5.5 C
Pristina
17 Janar, 2021 - 22:05

Ia huq Sali Berisha: E akuzon Edi Ramën për asfaltin që u bë copë-copë nga vërshimet në Malishevë

Sali Berisha ka bërë një gabim jo të vogël, pasi që e ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për asfaltin e dëmtuar nga vërshimet në Malishevë.

- Advertisement -

Opozitari Sali Berisha ka vazhduar edhe sot akuzat në drejtim të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Por këtë herë Berisha duket se gaboi në momentin kur iu drejtua Ramës, për problemet që u shfaqën në asfalt, pas vërshimeve.

Berisha akuzoi Ramën që iu publikua një fotografi e rrugëve të shtruara në qeverisjen e tij nga mediat e huaja, por në fakt fotografia në fjalë është e rrugëve në Kosovë, saktësisht në Malishevë.

Sali Berisha e quan Ramën, Edvin Hajduti, teksa ia huq keq për publikimin e fotografisë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Sali Berishës:

Mediat austriake publikojne foto dhe tallen me rruget e Edvin Hajdutit!

Ato asfaltohen jashte çdo standarti duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetare! Kjo eshte nje foto e publikuar ne mediat austriake. Sb.

Të fundit

Të tjera nga rubrika