11.8 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

I shkroi letër rreth Politikës së Jashtme të SHBA-së, veprimtari Hafiz Shala merr përgjigje nga Presidenti Biden

- Advertisement -

Publicisti dhe veprimtari shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hafiz Shala ka njoftuar se ka pranuar një letër-përgjigjje nga Presidenti Joe Biden.

- Advertisement -

Fillimisht z. Hafiz Shala i kishte shkruar Presidentit Biden duke i shprehur shqetësimin e tij lidhur me politikat e diplomacisë së SHBA-së në raport me dialogun Kosovë Serbi. Kështu, në letrën që Presidenti Biden ia ka dërguar veprimtarit shqiptar thuhet se SHBA do të qëndrojë gjithmonë me miqtë e saj në mbarë botën dhe me ata që janë të përkushtuar të jenë një themel i fortë i paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

“Administrata ime e ka rikthyer diplomacinë në qendër të politikës sonë të jashtme, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, shkruan Presidenti Biden mes tjerash.

- Advertisement -

Më poshtë ua sjellim të plotë letrën e Presidentit Biden drejtuar z. Hafiz Shala, në gjuhën shqipe:

I dashur Hafiz,

- Advertisement -

faleminderit që më ke shkruar për Politikën e Jashtme të SHBA-së

Sfidat me të cilat përballet bota jonë sot, tregojnë se sa të ndërlidhur jemi dhe se si fatet e të gjithë njerëzve janë të lidhura së bashku.

Nga uria dhe ndryshimet klimatike te luftërat dhe pandemia, asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë vetëm këto probleme të përbashkëta dhe Amerika nuk mund të përballojë të mungojë në skenën botërore.

Lidershipi ynë politik dhe ekonomik do të jetë gjithmonë i rrënjosur në vlerat tona më të dashura: Mbrojtja e demokracisë, promovimi i lirisë, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut, respektimi i rendit dhe ligjit dhe trajtimi i secilit njeri me dinjitet.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -