17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

I riu nga Prishtina mashtrohet në FB: ‘zyrtarja amerikane’ që i premtoi investime milionëshe në Kosovë ia merr 22 mijë euro

- Advertisement -

Rrjetet sociale janë të mbushura me llogari fiktive prapa të cilave fshihen persona që bëjnë gjueti për zhvatur para nga qytetarët në mbarë botën. Kjo mund të vërehet lehtë edhe me numrin e shtuar të komenteve nga të tilla llogari nëpër faqe të ndryshme kosovare, të cilët pretendojnë që të kapin sa më shumë ‘viktima’ të gjahut të tyre.

- Advertisement -

Pre e një mashtrimi të tillë ka rënë së fundi një qytetar në Prishtinë, i cili që nga muaji korrik i vitit të kaluar ishte njoftuar me një person fiktiv në rrjetin social Facebook.

Sinjali mëson se personi i dyshuar ishte prezantuar si zyrtare amerikane dhe kishte kontaktuar prishtinasin gjoja me qëllim që të bëjë një investim në Kosovë. Ajo i kishte premtuar se do t’ia dërgoj 1.2 milionë dollarë për investime në vend, mirëpo për këtë paraprakisht ai duhej të dërgonte shuma të ndryshme të parave në shtetin e pjesës perëndimore të Afrikës, Senegal.

- Advertisement -

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë organeve të hetuesisë, ai ka dërguar paratë nëpërmjet transaksioneve bankare dhe shifra totale e parave të humbura është 22 mijë euro.

Por me të kuptuar se nuk bëhet fjalë për investime milionëshe, por se është mashtruar, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë ku ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për veprën penale ‘Mashtrim’.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -