23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

I plagosur në betejë e i burgosur nga serbët: Kjo është historia e veteranit nga MaIisheva, që sot iu dha lule poIicëve

Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës sot protestuan veteranët e UÇK-së.

Në fund të protestës, një veteran u pa duke përqafuar policët dhe duke u dhënë lule atyre, shkruan TV Malisheva.

Por kush është personi në fjalë që bëri këtë veprim karshi policëve të Kosovës.

Ai është Asllan Mazreku nga Malisheva, i rreshtuar në Brigadën 121 në Kleçkë.

Mazreku, invalid i luftës ishte plagosur rëndë në kokë, mirëpo që përsëri i ishte kthyer luftës.

- Advertisement -

Ai po ashtu ishte burgosur nga forcat serbe nga ku më pas ishte liruar.

Para disa ditësh ai ka dhënë një rrëfim ekskluziv për lajmi.net, mbi veprimtarinë e tij gjatë luftës.

“Në Rahovec unë kam shku me një grup shokësh, një pjesë janë vra atë ditë, shtatë veta. Unë kam qenë në vendin e quajtur në hyrje të Rahovecit, kur vjen nga Xërxa. Kam qenë në qosh të urës. Lufta është dhezë edhe 10 minuta në 07:00 të mëngjesit”, ka treguar ai.

- Advertisement -

“Ajo luftë është kanë shumë jo e njëjtë me armatim dhe numër të ushtarëve, mirëpo ja arritëm me e ndalë një kohë të gjatë, derisa në atë rast ka humb jetën Hamdiu, i cili ishte në anën e djathtë në një kodër”, rrëfen ai.

“Atëherë kur është vra Hamdiu, na kanë hy dy anëve dhe na kanë shti në mes neve. Edhe jam me plagë aty, i kom marrë plagët. Në rovin që isha aty e kisha Agim Qelën, e kam pasë Hansin, edhe e kam pas Shefqet Buqën, mësuesin”, shton tutje ai.

“Unë në këtë rast kam qenë udhëheqës në atë vijë. Plagët i kam marrë në kokën, në pjesën e prapme të kokës, nga ana e djathtë kur neve na kanë shti në rrethim”, rrëfen tutje ai.

Mazreku tregon edhe se si e nga kush e mori ndihmën e parë pas plagosjes.

“Me Lulin jam largu një copë të rrugës, më ka marrë Hoti i Malishevës, dhe më ka çu në Gajrak. Mjekimin na e ka ba Agimi. Jam kthy edhe njëherë në luftë të Rahovecit, se i lashë atje ma të mirë djemtë, shoktë”, tregon ai.

“Atë ditë ne kemi humb shumë shokë aty. Është vra Agim Qela, Liman Gega, Agimi, është vra Sadik Shala”, rrëfen ai.

“Unë edhe andërr i shoh ata djem të ri që dhanë atë jetë”, shton Mazreku.

Invalidi i UÇK-së ka disa fjalë edhe për ata që sot flasin për luftën e UÇK-së, mirëpo që nuk ishin të kyçur në të.

Ai flet edhe për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, e me të cilët thotë se ka pasur kontakte të ngushta.

“Nuk është mirë me fol atë që nuk e din edhe nuk je aty. Jo me fol nga jashtë kur s’ka lidhje me atë rend, atë punë atë luftë. Na i murrën shoktë e tanë, udhëheqësit tanë, në i çuan në Hagë me fjalë rrugësh. Nuk e kanë vendin atje, nuk e kanë, nuk ba asnjë faj, asnjë krim. I di, i njoh nga afër”, rrëfen ai.

“Unë jam i lumtur që isha pjesë e asaj kohe të lavdishme, më ka ra fat, nuk vjen ai fat, njëherë vjen në jetë”, thotë ai. /TV Malisheva

Të fundit
Lajme të lidhura