8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

I përkeqësohet gjendja shëndetësore Rrahman Jasharit: Më goditen fjalët e aktivistit të Vetëvendosjes

Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj për gazetën Nacionale.

Ai ka treguar se akuzat e rënda të z. Hoxha i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore.

- Advertisement -

Nacionale me anë burimesh ka mësuar se z. Jasharaj vuan nga shtypja e lartë e gjakut, dhe e cila i “ngritet me raste tepër shumë pa arsye”. Për më tepër, edhe analizat shëndetësore të fundit është mësuar që nuk kanë dhënë rezultate të mira.

Jasharaj në deklaratën e tij dhënë Nacionales është shfaqur jashtëzakonisht shumë emocional, veçanërisht kur i duhet të flas për fëmijët e tij.

“Që nga fëmijëria kur jam kthyer nga Turqia, një jetë unë dhe familja ime ia kemi kushtuar me gjithë atë skamje i rritur nga një nënë malësore, me tërë atë skamje, atdheut. Kolegët e mi e dinë…” – u shpreh z. Jasharaj fillimisht.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se deklarata e Hoxhës është “skajshmërisht e rreme dhe e rëndë”.

Jasharaj e ka quajtur z. Hoxha si “njeriun më të poshtër deri tani.”

“Gjëja më e vogël, nëse ka njerëzi kryeministri është që të reagojë ose nëse kanë fakte për një gjë të tillë, unë do ta lëshoj Kosovën qysh sot.” – vazhdoi më tej deklarata e tij.

- Advertisement -

Kryesindikalisti i punëtorëve të arsimit i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të reagojë ndaj kësaj gjuhe linçues e dehumanizuese të z. Hoxha.

Në mbrojtje të Jasharajt ka dalë edhe sindikalisti tjetër Ali Sefaj, i cili ka përmendur po ashtu rrahjet që i janë bërë atij gjatë viteve ’90 nga regjimi i Millosheviqit.

Më poshtë e keni të shkruar dhe në formë të videos gjithçka që na tha z. Jasharaj:

E dinë për kontributin në vitet e 90-ta, e dinë edhe para viteve të 90-a, po kjo është goditja më e rëndë që është tentuar të më jepet, nga një udhëheqës, do ta quaja, edhe pse është në Shqipëri. Ai për mua është njeri pa asnjë vlerë dhe deklarata e tij është skajshmërish e rrejshme dhe e rëndë. Një akuzë për një familje siç është e imja. Unë jo vetëm që s’kam qenë pjesë e listave të partive serbe, por gjithmonë jam angazhuar për popullin tim. Në vitet e 90-ta, e kemi mbrojtur pikërisht arsimin shqip nga pushtuesit serb. Kjo tendencë për të më goditur, nuk dua të fshehem, ka goditur shëndetin tim, ashtu-kështu të vështirësuar. Kolegët e shokët e mi, këto tendenca ndoshta i kanë lexuar edhe më herët, por më kanë kursyer. Unë po them se ky njeri që ju e përmendet është njeriu më i poshtër deri më tani. Fatkeqësisht vjen nga një nivel i lartë, siç po thuhet, këshilltar i kryeministrit.

“Gjëja më e vogël, nëse ka njerëzi kryeministri është që të reagojë ose nëse kanë fakte për një gjë të tillë, unë do ta lëshoj Kosovën qysh sot. Sepse as familja ime e as unë si Rrahman Jasharaj që më njohin të gjithë, jo vetëm që nuk kam qenë pjesë e listave të partive serbe, e për kohën që po flitet ka qenë vetëm një parti aktive – Partia Socialiste siç është quajtur, ajo e Millosheviqit, e kasapit të Ballkanit, të cilit një jetë jam munduar ta kundërshtojë, me forca të mija, përmes arsimit duke ruajtur gjuhën shqipe. Madje me vëllain dhe aktivistë të tjerë, për t’i bashkuar qoftë mundësitë tona në një sofër, në një valle e këngë kemi formuar edhe Shoqatën e Vilanisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” që i ka bashkuar vazhdimisht në manifestime shqiptarët dhe vëllezërit tonë nga: Hoti, Gruda, Trieshi, Koja, Plava e Gucia. Ata njerëz ma dinë edhe gjenezën, prejardhjen. Prandaj po them ky është një turp, jemi në një luftë duke bërë përpjekje për të realizuar kërkesat e mësimdhënësve të Kosovës, të cilët edhe mediat edhe të tjerët, e panë edhe çfarë pritje po më bëjnë, ata i kanë sytë drejtuar meje dhe unë do të vazhdoj. Por, me të kryer këtë çështje, unë sot e kam lutur zyrtarin ligjor të SBASHK-ut, përkundër angazhimeve që i ka që të përgatisë një kallëzim penal, me formën më të mirë të mundshme, por unë po them njeriu më i fëlliqur, më i ndyrë dhe më i poshtër, tash për tash nga kjo parti në pushtet është ky Elvisi, i cili po them ma ka dhënë një goditje dhe ma ka dëmtuar edhe më shumë shëndetin, sepse më kanë quajtur hajn, ma kanë përqeshur pamjen time që ma ka dhënë zoti, m’i kanë sharë prindërit e vdekur, familjen dhe të tjerët… i kam përballuar, duke thënë se ata mund të jenë të rinj, mund të kenë thënë ndonjë fjalë në emocion, duke bërë gara kush po i hyn në hatër më shumë kryeministrit Kurti, ky njeri që konsiderohet të afërmit e Kurtit, po them ka bërë një vepër të shëmtuar. As s’kam qenë kurrë në shërbim të ndonjë pushtuesi e pushteteve tjera. Pavarësisht tij, e respektoj shumë Shqipërinë sepse është nëna jonë siç e kemi quajtur, ky njeri le të turpërohet. Unë po them, në këto rrethana kryeministri Kurti, pasi që nuk është kushdo ky i poshtër Elvis, duhet të reagojë. Duhet të reagojë sepse unë jam qytetar i Kosovës, jam qytetar i këtij shteti që po e udhëheq vetë Kurti. Me goditje tilla mund të më godasin mua në këtë shëndetin e dobët, por jo në rrugën time për t’i mbrojtur mësimdhënësit e Kosovës. Mësimdhënësit e Kosovës e dinë punën time gjatë tërë jetës, e dinë sidomos aktivitetin e viteve të 90-ta kur kam qenë në radhë të para të angazhimeve dhe jo pak herë policia serbe më ka shpërblyer me shklema-grushta dhe me biseda informative, por as atëherë nuk jam stepur e as tash. Le t’i mbetet në fytyrë atij të poshtëri dhe le t’i mbetet pak në fytyrë edhe kryeministrit të Kosovës, që po lejon që njerëzit e tij të më godasin kështu sepse unë do ta përballoj dhimbjen, por fëmijët e mi që më kanë parë gjithmonë si figurë të ndritur, të mirë… s’kam çka të them më.”

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -