I mituri me inicialet E.K që dyshohet për vrasjen e Lulzim Fejzullahut, kishte qenë edhe më herët në paraburgim.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës për Dukagjinin.
“E.K për veprën: lëndim të rëndë trupor ka qenë në paraburgim nga data 07.12.2021 deri më 28.02.2022 në Qendrën Korrektuese për të Mitur Lipjan, ku të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i është shqiptuar Masë Edukuese, Dërgim në Institucion Edukativo Korrektues në kohëzgjatje prej dy (2) viteve, e të cilën masë nuk do ta mbante nëse në afat prej tri (3) vitesh nuk do të kryej vepër tjetër penale. Ndërsa, A.A nuk ka qenë asnjëherë i vendosur në institucione korrektuese”, kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues.
E.K bashkë me A.A janë në paraburgim pasi dyshohen se e kanë vrarë Lulzim Fejzullahun duke e goditur me shufra druri.