6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

I mbuluar me plot tatuazhe, amerikani bëhet mysliman të Ahmet Kalaja

- Advertisement -

Një shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar për në Tiranë, ku në xhaminë ‘Dine Hoxha’ është konvertuar nga feja katolike në atë myslimane.

- Advertisement -

Pamjet nga ceremonia e pranimit të fesë islame janë publikuar nga imami, Ahmed Kalaja.

I riu ka treguar arsyet pse ka zgjedhur të marrë këtë vendim, duke thënë se në vendin ku jetonte kanë qenë shumë të përhapur droga dhe dukuritë tjera negative.

- Advertisement -

“Vendet prej nga unë vij, Shtetet e Bashkuara, kanë këto fenomenet e këqija, droga, prostitucioni, krime të ndryshme. Disa nga ambienti ku kam jetuar, shokët e mi, ka pasur prej atyre që janë droguar, ka pasur nga ata të cilët janë vrarë nga kjo lloj shoqërie dhe nuk dua që të jetoj në një ambient të tillë, në një jetë të tillë. Dua të gjej një jetë më të pastër, më të qetë”, ka thënë ai.

Tutje ka deklaruar se ka bërë kërkimet rreth Islamit dhe më pas ka thënë shehadetin në shtëpi.

Ai ka ndërruar emrin e tij në Omer.

- Advertisement -

“Emri që kam pasur ka një kuptim jo të mirë, prandaj shokët e mi më vendosën emrin Omer”, ka thënë ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -