13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

I krishteri në rrugët e Gaza-s, ujë e hurma për muslimanët

- Advertisement -

Ihab Ayyad, një i ri i krishterë që jeton në Rripin e bllokuar të Gazës, shpërndan ujë dhe hurma në rrugë çdo mbrëmje për muslimanët agjërues që nuk kanë arritur në shtëpitë e tyre në kohën e iftarit.

- Advertisement -

Imazhi emocionues i 29-vjeçarit Ayyad që u shpërndan pije dhe ushqime fqinjëve të tij muslimanë të ngecur në bllokimin e trafikut në kohën e Iftarit, mund të shihet çdo pasdite Ramazani për pesë vjet.

Ayyad tha se e konsideron këtë praktikë si një gjest tolerance dhe një mesazh të bashkëjetesës mes të krishterëve dhe muslimanëve në Gaza.

- Advertisement -

“Unë shpërndaj ujë dhe hurma për muslimanët, sipas buxhetit tim. Ky aktivitet do të forcojë frymën e vëllazërisë dhe dashurisë dhe lidhjen midis muslimanëve dhe të krishterëve. Ne ndjejmë lodhjen dhe vështirësitë e një dite të gjatë agjërimi”, tha Ayyad.

Duke qenë se aktualisht është i papunë, Ayyadi bleu ujin dhe hurmat për këtë Ramazan nga kursimet e tij dhe paratë që mblodhi gjatë festave të krishtera.

- Advertisement -

“Këta janë tregues të bashkëjetesës dhe solidaritetit. Të krishterët në shoqërinë palestineze nuk ndjejnë diskriminim, përkundrazi, qëllimet dhe vuajtjet tona janë të përbashkëta”, përfundoi Ayyad.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -