8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

I konkurron fort Plazmës serbe, kjo është fabrika më e madhe në tregun e Kosovës

- Advertisement -

Filluar në vitin 1985 si biznes familjar, tashmë kompania Liri nga Prizreni që ofron mbi 100 produkte unike, është shndërruar në fabrikën më të madhe në tregun e Kosovës për prodhimin e produkteve ushqimore.

- Advertisement -

Drejtori ekzekutiv Liridon Kalanderi në një intervistë për Telegrafin, thotë se në fabrikë janë të punësuar 200 persona.

“Liri ka filluar nga viti 1985, babai Ismet Kalanderi është themeluesi i brendit Liri, përndryshe gjyshi ka filluar që nga viti 1948. Kryesisht është biznes familjar, ku ne jemi gjenerata e katërt”, tha Kalanderi.

- Advertisement -

Ai tregon se puna e këtij biznesi kishte nisur me bonbone, llokuma dhe karamele.

“Në çdo biznes fillimet janë të vështira. Kur kanë filluar ka qenë vetëm babai, nëna dhe një motër si punëtorë, pra më 1985. Pastaj, me shumë vështirësi, është nisur me bonbone, llokuma dhe karamele”, tregon ai.

Duke treguar pajisjet e shfrytëzuara dikur, që janë të ekspozuara në muzeun e kompanisë, Kalanderi shpjegon se si ishin përdorur këto makineri.

- Advertisement -

“Kemi pasur shumë qejf të qëndrojmë shumë në punëtori, që ka qenë në shtëpi, si unë, vëllai dhe motra. Janë shumë makineri, kryesisht kur ka filluar babai në atë kohë, që ka filluar para 1983 e 1985, kur kanë qenë bizneset e para”, shpjegon Kalanderi.

Sipas tij, produktet e Lirit janë të shtrira në të gjitha marketet e Kosovës.

“Jemi të shtrirë në të gjitha marketet, pra rreth 2,500 marketet e Kosovës. Liri e bënë distribucionin, e kemi edhe logjistikën, veçmas e kemi edhe prodhimin”, thotë ai.

Kalanderi shprehet se ka kërkesa për eksport, por se ka edhe rritje të konsumit të prodhimeve vendore.

“Kemi shumë kërkesa për eksport. Po ashtu, për momentin është rritur edhe konsumi brenda Kosovës, falë kauzës mos blini prodhime serbe dhe më të vërtet është rritur konsumi i të gjitha produkteve”, shpjegon Kalanderi.

“Liri aktualisht ka mbi 200 punëtorë. Kemi plan që ta zgjerojmë linjën e shtrudëleve, që do të jetë e tëra automatike, e që është teknologjia e fundit”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Liri ka produkt kryesor biskotat Sempre, konkurrent direkt i biskotave plazma keks të Serbisë. Fatkeqësisht në markete, thuajse gjithmonë shumë më tepër reklamohet Plazma serbe sesa Sempre kosovare.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -