13.8 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“I kanë rreh me armaturë gjashtëshe”, “Kush e ka vra LDK-në” – “përpIasje” mes Baton Haxhiut dhe Besnik Berishes

- Advertisement -

Një debat është zhvilluar në emisionin Pressing në T7 mes gazetarit Baton Haxhiu dhe avokatit Besnik Berisha lidhur me aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Berisha i reagoi Haxhiut i cili tha se po gjykohet UÇK-ja.

- Advertisement -

“As në emër të lirisë nuk bën me vra o Baton. Kush i ka vra këta. Xhemajl Mustafën kush e ka vra. Po thotë se i kanë rreh me armaturë 6-qe”, tha ai.

Haxhiu ia ktheu duke thënë se nëse ka prova, Berisha duhet të flasë.

- Advertisement -

“Cili ka vra. Kush është vrarë. Kush e ka vrarë LDK-në. Në cilin vit. A ka aps UÇK kur është vrarë Xhemajl Mustafa.”, tha Haxhiu.

Tutje ai tha se njerëz të LDK-së, së bashku me një gazetë, bënë propagandë kundër UÇK-së prej vitit 1998 dhe vazhduan deri në aktakuzë.

“Gazetë kriminale. Nëse don me ditë, viti 98-99, gazeta Bota Sot e ka shkruar aktakuzën e këtyre njerëzve. Unë mendoj se gjuha e tyre nuk ndryshon asgjë nga gjuha e prokurorëve dhe atyre që ua kanë quar atje. Fundi është politik. Dënimi politik. Mund të zgjasë edhe 20 vjet. Nuk guxojmë me qenë kaq të ftohtë”, tha ai.

- Advertisement -

Berisha ia ktheu duke thënë se nëse shkrimet e një gazete janë marrë si prova, atëherë aktakuza nuk vlen asgjë.

“Besoj se po të jenë ato fjalë, fati i asaj aktakuze është në shportë të bërllokut. The që ka qenë vendim anti-historik. Unë mendoj se ka qenë vendimi më historik që ka marrë Thaci ndonjëherë. Ai njeri që synon të mbulojë krimin duke mos votuar gjykatën nuk jeton ën shekullin 21”, përfundoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -